Telegrafi

Bujar Shabani vazhdon me Dritën deri në vitin 2023

Klubi gjilanas, FC Drita sot ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me mesfushorin Bujar Shabani.

Ky klub ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me lojtarin deri në 2023-ën.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ky klub, nëpërmes rrjeteve sociale.

“FC DRITA blindon Bujar Shabanin. Sot në ambientet e klubit tonë është arritur marrëveshja e vazhdimit të bashkëpunimit deri në vitin 2023 me njërin prej mesfushorëve më të mirë në vend, Bujar Shabanin”.

“Marrëveshja është zyrtarizuar nga zv. Drejtori i përgjithshëm i klubit njëherësh edhe drejtor sportiv z.Valon Zymberi”, thuhet në njoftimin e klubit.

Shabani është në vitin e tretë te klubi i Dritës, ku edicionin e shkuar e fitoi titullin. /Telegrafi/