Site icon Telegrafi

Bujar Qerimi shpall listën për ndeshjet me Sllovakinë

Përzgjedhësi i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, ka shpallur listën e lojtarëve në të cilët llogarit për dy ndeshjet e javës së ardhshme me Sllovakinë.

Kosova e Sllovakia takohen në kuadër të fazës së parë kualifikuese evropiane për Kampionatin Botëror të vitit 2025.

Ndeshja e parë zhvillohet më 2 nëntor në Povazska Bystrica në Sllovaki. Ndërsa ndeshja e dytë është më 5 nëntor nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ekipi më i suksesshëm pas dy ndeshjeve avancon tutje. Synimi i Kosovës sonë është kalimi i fazës së parë.

Në listën e përzgjedhësit Qerimi ishin edhe Drilon e Drenit Tahirukaj, që nuk i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Kosovës. Ndërkohë Bujar Ramosaj nuk do të jetë në grumbullim për shkak të pamundësisë që të marr leje në vendin e punës, ndonëse dëshira e tij ishte që të jetë pjesë e ekipit.

Qerimi do të bazohet kryesisht në lojtarë që ka disa vjet që bartin barrën te Kosova.

Grumbullimi bëhet të dielën mbrëma. Të hënën, më 30 tetor, Kosova i zhvillon dy stërvitje në Pallatin e Rinisë në Prishtinë. Stërvitja e parë është prej orës 10:00, ndërsa e dyta prej orës 17:00. Të martën, më 31 tetor, është udhëtimi për në Sllovaki. /Telegrafi/

Exit mobile version