Site icon Telegrafi

Bujar Qamili dhe artistë të tjerë mbajnë koncert në Shtëpinë e të Moshuarve në Shkodër

(Foto: Screenshot/YouTube/Top Channel Albania)

Duke qenë se ata janë cilësuar si grupmosha më e rrezikuar nga pandemia e koronavirusit, të moshuarit prej dy muajsh thuajse nuk kanë dalë fare nga shtëpitë.

Një ndër institucionet që ka qenë në karantinë strikte këto kohë është dhe Shtëpia e të Moshuarve në Shkodër.

Për këtë arsye emisioni “E Diell” në Top Channel ka zgjedhur t’i befasojë të moshuarit në këtë institucion, duke realizuar një koncert muzikor, me të ftuar artistët: Mukades Çanga, Besnik Cinari, Bujar Qamili dhe Drande Xhai.

Janë vërtetë momente emocionuese kur shikon të moshuarit derisa vallëzojnë, këndojnë dhe kënaqen me muzikën e bukur shkodrane.

Për t’i shikuar disa nga momentet e argëtimit, ndiqeni videon e mëposhtme.

Exit mobile version