Site icon Telegrafi

Bujar Qamili dekorohet me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”

Në një ceremoni zyrtare të organizuar në mjediset e Pallatit të Brigadave, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit të dekorimit nga Sekretari i Përgjithshëm, Aleksandër Flloko, Kryetari i Shtetit i dorëzoi Bujar Qamilit urdhrin e lartë dhe dekretin përkatës në shenjë vlerësimi “për interpretimin me mjeshtëri të lartë artistike të këngëve popullore shqiptare dhe në veçanti të atyre shkodrane”.

“Ndjehem shumë i gëzuar, shumë i emocionuar dhe tepër i respektuar. Është një nga ditët më të gëzuara në jetën time, sepse sot vetë Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, më dekoron me Urdhrin e lartë “ Mjeshtër i Madh”. Kjo do të thotë që zoti President nuk është vetëm admirues i sportit, por edhe i këngës shkodrane dhe i gjithë shkodranëve”, është shprehur Qamili duke e falënderuar Presidentin Topi për respektin e lartë që iu bë.

Çmimet që Bujar Qamili ka fituar gjatë karrierës së tij të gjatë artistike janë të shumta, si çmimi i parë te “Maratona e Këngës Popullore Shqiptare”, çmimi i parë te “Festivali Mbarëkombëtar i Këngës Popullore Shqiptare”, Diskun e Artë të Këngës Popullore Shqiptare, titullin “Këngëtar i Urdhrit Naim Frashëri i Artë”, etj.

Exit mobile version