Bujar Pllana është largimi i radhës nga skuadra kryeqytetase Prishtina.
Qendërmbrojtësi i talentuar kosovar ka konfirmuar largimin nga kryeqytetasit, por ende pa zbuluar se ku do ta vazhdoj karrierën.
Pllana ka falënderuar të gjithë te FC Prishtina për dy vitet e kaluara tek kjo skuadër.
“Nga sot nuk do të jem pjesë e Fc Prishtinës. Falënderoj kryesinë,trajnerët,bashkëlojtart,si dhe të gjithë stafin”.
“Gjithashtu falënderoj tifozët Plisat për përkrahjen e dhënë. Klubit i dëshiroj shumë suksese në të ardhmen. Me respekt”, ka shkruar Pllana.
Kujtojmë që sezonin e fundit Pllana ka qenë ndër futbollistët kryesorë te skuadra bardhekaltër. /Telegrafi/