Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nesër për vizitë njëditore do të qëndrojë në Tiranë, ku do të realizojë takime me kreun shtetëror të Republikës së Shqipërisë.
Në kuadër të vizitës Zëvendëskryeministri Osmani do të realizojë takime ndaras me Kryetarin e R. së Shqipërisë, Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit të R. së Shqipërisë, Gramoz Ruçi, Ministrin
për Europë dhe Punë të Jashtme të R. së Shqipërisë, Ditmir Bushati si dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të R. së Shqipërisë, Lulzim Basha.
Në takime do të diskutohen bashkëpunimin bilateral, bashkëpunimin rajonal, zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe për avancimin e marrëdhënieve të ndërsjella të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Shqipërisë./Telegrafi/