Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani thitë se në Poznan të Polonisë, aty ky mbahen takimet në kuadër të procesit të Berlinit, ka siguruar financues për rrugën Shkup-Bllacë.
“Si koordinator i projektit për zbatimin të autostradës Shkup-Bllacë, më paraqet kënaqësi të veçantë që në konferencën vijuese për Ballkanin Perëndimor në kuadër të ‘procesit të Berlinit’ në Poznan Të Polonosë, mes tjerash siguruam edhe bashkëfinancim për autostradën Shkup-Bllacë prej 26.7 milionë eurove, mjete të WBIF”, shkruan Osmani në rrjetin e tij social në ‘Facebook’, njofton Telegrafi Maqedoni.
Austrada ‘Arbën Xhaferi’ në Kosovë u lëshua në përdorim në fund të muajit maj.
Në ceremoninë solemne të pranishëm ishin një numër i madh i delegacioneve dhe të korit diplomatik, si dhe delegacioni nga Maqedonia e Veriut në krye me kryeministrin Zoran Zaev./Telegrafi/