Site icon Telegrafi

Bujar Osmani do të takohet me ministrin shtetëror të Gjermanisë Michael Roth

Ministri shtetëror për Evropë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republika Federative e Gjermanisë, Michael Roth, sot do të takohet me zëvendës Kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani.

Siç thonë nga kabineti i Zëvendës Kryeministrit Osmani, në takim do të bisedohet për përgatitjet e procesit të skriningut, ndodhitë aktuale politike që kanë të bëjnë për përgatitjen e referendumit për marrëveshjen me Greqinë, si dhe temat tjera që kanë të bëjnë me integrimet e Republikës së Maqedonisë.

Takimi do të mbahet në hapësirat e Sekretariatit për çështje evropiane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Roth: Do të jetë tragjike nëse pengohet rruga e Maqedonisë drejtë NATO-s dhe BE-së

“Pa zgjidhje të çështjes së emrit nuk ka perspektivë konkrete për BE dhe për NATO. Tani është bërë hap në këtë drejtim. Ky është sukses i madh, përparim i madh dhe do të ishte tragjike nëse rruga e mëtutjeshme drejt BE-së do të bllokohet, nëse nuk ekziston gatishmëria e këtij vendi në raport me çështjen e BE-në, Kushtetuta dhe të drejtën e zgjedhjes. Duhet të ketë bashkëpunim konstruktiv. Qeveria mban përgjegjësi të veçantë për gjithë këtë, por edhe opozita mban përgjegjësi|, tha Ministri Shtetëror në Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë,Michael Roth./Telegrafi/

Exit mobile version