Kryesuesi OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Prishtinë, ku do të realizojë takime me Presidenten, Vjosa Osmani Sadriu, kryeministrin Albin Kurti, si dhe me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gervala Schwartz.
Në takime, Osmani do t’i referohet mbështetjes së OSBE-së për reformat e institucioneve dhe komuniteteve të Kosovës, të cilat së bashku me Misionin e OSBE-së në Kosovë kanë bërë përparim të dukshëm në promovimin e institucioneve funksionale demokratike, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit.
Përveç takimeve zyrtare, Osmani së bashku me kryeministrin Kurti do ta vizitojë edhe Akademinë e Sigurisë Publike ku do të takohet me kadetët policorë të komuniteteve pakicë. Është planifikuar edhe një vizitë në Qendrën Rajonale të OSBE-së në Mitrovicë, ku Osmani do të marrë pjesë në një debat me organizatat rinore të shoqërisë civile.