Telegrafi

Bujar Osmani shprehet ”pro” një Gjykate Speciale në Maqedoni

Në një intervistë për Alsat-M, Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së, deklaron se partia që përfaqëson, nuk është kundër themelimit të një Gjykate Speciale për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Osmani thotë se kjo është një temë serioze që nuk mund të jetë nje pyetje për biseda mediale, por nëse ka vullnet, atëherëe duhet që të procedohet institucionalisht, fillimisht përmes bisedimeve të katër partive nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos, ku do të duhej të inicohej diçka e tillë, gjë që BDI-ja nuk ta kundërshtonte./Telegrafi/