Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së Bujar Osmani, i ka dërguar mesazh të qartë Serbisë në lidhje me Kosovën. Osmani gjatë qëndrimit të tij në Spanjë, ka thënë se Kosova është vend i pavarur, e cila e ka kaluar testin e demokracisë.
Osmani po qëndron në Spanjë, ku merr pjesë në një akademi verore e organizuar nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.
“Kosova është një vend i pavarur, një demokraci e gjallë që në 15 vjet të ekzistencës së saj e ka kaluar testin e demokracisë dhe e ka dëshmuar veten si një partner kredibil i bashkësisë ndërkombëtare. Maqedonia e Veriut e ka njohur Kosovën dhe ka zhvilluar marrëdhënie të shkëlqyera bilaterale me të”, është përgjigjur Osmani, në një pyetje nga publiku në lidhje me marrëdhëniet me Kosovën.
Ndër të tjera, Osmani edhe një herë u bëri thirrje dy palëve, respektivisht Kosovës dhe Serbisë për marrëveshje bazuar në njohje reciproke./Telegrafi/