Zv. kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani tha në konferencë shtypi se mbi 90% e planit reformues qeveritar 3-6-9 është realizuar.
Ai theksoi se procesi reformues e ka kthyer Maqedoninë në rrugën evropiane, dhe se pret që Komisioni Evropian (KE) të jep një raport shumë pozitiv përparimi, si edhe vendit t’i jepet udhëzimi pa kushte për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.
Osmani sqaroi se nga 103 masa reformuese, vetëm 10 kanë mbetur pa u plotësuar, duke përmbyllur se zgjidhja e çështjes së emrit do të paraqesë një përmbyllje të madhe të suksesshme.
Njiherit, Bujar Osmani i bëri thirrje kryetarit Gjorge Ivanov që ta nënshkruaj Ligjin për përdorimin e gjuhëve. /Telegrafi/