Zëvendëskryeministri i Qeverisë Çështje Evropiane, Bujar Osmani, këtë javë udhëton për vizitë zyrtare në Washington ku do të merr pjesë në Mëngjesin tradicional të Lutjeve nën organizimin e kryetarit të shtetit, Donald Trump.
Siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, në kuadër të vizitës Osmani do të mbajë takime edhe me përfaqësues të lartë të administratës së Shtëpisë së bardhë, mes të cilëve edhe me Zëvendës ndihmës i Sekretarit Shtetëror të SHBA-ve për Evropë dhe Euro-azi, Metju Palmer, si me Viljam Berkli, Drejtor për NATO dhe Çështje Evropiane në Këshillin Nacional për Siguri në administratën e Shtëpisë së bardhë.
Planifikohet edhe vizitë në Kongresin Amerikan, ku Osmani do të mbajë sërë takimesh me kongresmen dhe senatorë, mes të cilëve edhe me Kongresmenin Stiv Stilers, i cili deri në janar të këti viti ushtronte detyrën e Kryetarit të Komitetit Nacional Republikan në Kongresin e SHBA-ve; më pas edhe me kongresmenen Debi Dingel, nën-kryetare me Komitetin Demokratik për Krijimin e Politikave në Kongresin e SHBA-ve; ndërkaq vizita qendrore e Kongresit do të jetë takimi me kryesuesin e Komitetit për Politikë të Jashtme në Kongresin e SHBA-ve – Eliot Ejxhel.
Në kuadër të vizitës, Osmani do të merr pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët para përfaqësuesve think-tank një nga organizatat më me ndikim në SHBA tema e të cilit është bashkëpunimi i SHBA-ve dhe Evropës – “Fondi Marshall i Gjermanisë” (German Marshal Found), ku fjalën e tij do ta ketë në temë: Hapat e ardhshëm: Maqedonia në rrugë drejt reformave demokratike dhe anëtarësim në NATO dhe BE” (Next Steps: Macedonia on the Road to Democratic Reform, NATO and EU Membership).
Në agjendën e Osmanit janë edhe vizitat në institucionet më të mëdha amerikane, ku do të mbajë takim me Pol MekKarti, Drejtor Rajonal për Evropë në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), si dhe me Sheri Brajan, Nënkryetar i Institutit Nacional (NDI).
Vizita e Osmanit në SHBA vjen në një periudhë të rëndësishëm për ardhmërinë europiane dhe euro- atlantike të vendit, pas miratimit të Marrëveshjes së Prespës nga ana e Maqedonisë dhe Greqisë, me të cilin pastrohet rruga për integrimin euro- atlantik të vendit.