Ministri i Punëve të Jashtme i RMV-së, njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Bujar Osmani, e ka mirëpritur lirimin e policëve të Kosovës, të cilët u rrëmbyen nga Serbia.
Osmani në një postim në rrjetet sociale i fton Kosovën dhe Serbinë për deeskalim dhe normalizim të marrëdhënieve.
“Si kryetar i rradhës i OSBE-së, mirëpres vendimin për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe u bëj thirrje palëve që të fillojnë zbatimin e Udhërrëfyesit të cilin e propozova për deskalim dhe normalizim”, ka shkruar Osmani.
Ndryshe, sot Gjykata në Kralevë ka marrë vendim për lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe me 14 qershor.
Arrestimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.
Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/
As OSCE Chairman-in-Office I welcome Serbia’s Court decision to release the three Kosovo policemen and call upon sides to commence implementation of the CiO’s Roadmap for deescalation and normalisation. OSCE is here to support this process.
— Bujar Osmani (@Bujar_O) June 26, 2023