Telegrafi

Bujar Osmani konfirmon qëndrimin e BDI-së për zgjedhjete 5 qershorit

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka mbajtur një konferencë shtypi para gazetarëve, ku edhe një herë ka konfirmuar vendimin e BDI-së për të mos marrë pjesë në zgjedhje, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se vendimi i BDI-së për të mos marrë pjesë në zgjedhje nuk varet nga kalkulimet e partive politike, por bazohet në vlerësimin e KSHZ-së dhe të monitorimit të faktorit ndërkombëtar për zgjedhjet.

Më tej, Osmani tha se vlerësimi i fundit i KSHZ-së është një argument shtesë që do t’i shtohet iniciativës së BDI-së për rishikimin e kushtetueshmërisë së shpërndarrjes së kuvendit, që ditën e hënë do t’ia dorëzojnë Gjykatës Kushtetuese, si iniciativë të re.

Bujar Osmani theksoi se vetëm një zgjidhje konsenzuale e nxjerr vendin nga kriza, kurse zgjedhjet janë e vetmja mënyrë për dalje nga kriza, por nëse janë të drejta dhe të besueshme.

Në fund, Osmani tha se është koha që të gjindet një zgjidhje, pasi që kriza është stërzgjatur dhe pasojat mund të jenë të rënda për vendin, duke shtuar se rikthimi i kuvendit duhet të ketë bazë ligjore dhe kushtetuese./Telegrafi/