Edhe përkundër deklarimeve të Arben Taravarit dhe Stevo Pendarovskit, se shpresat që do të miratohen ndryshimet kushtetuese janë gjithnjë dhe më të vogla, Bujar Osmani shprehet optimist.
Osmani në “10 minuta” thotë se një muaj e gjysmë, sa kanë mbetur deri në fund të vitit, nuk janë pak për të besuar në çudira politike.
“Hapësira po ngushtohet çdo ditë e më shumë, kjo është e qartë, por unë mendoj se një muaj e gjysmë nuk janë edhe pak për të bërë çudira politike dhe mendoj se nuk është e drejtë të japim qëndrime defetiste prej tash se u humbën shpresat. Presidenti e tha, presidenti ka një rol tjetër dhe mund të ketë një parashikim tjetër.
Unë mendoj se ne duhet të mbetemi optimist dhe të vazhdojmë të punojmë”, tha Osmani por nuk zbuloi nëse ka ndonjë lëvizje në këtë drejtim.