Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, janë shprehur të gatshëm që si mjek t’u ndihmojnë qytetarëve në këtë kohë pandemie.
Bujar Osmani nëpërmjet një postimi në rrjetin sociale ‘Facebook’ bëri të ditur se është paraqitur “si vullnetar për ta kryer detyrën e mjekut ku do që Ministria e Shëndetësisë vlerëson se ka nevojë për personel shtesë mjekësor në cilin do skaj të vendit”, njofton Telegrafi Maqedoni.
Edhe kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se në rast të përkeqësimit të situatës me coronavirusit, ai do të kryente punën e mjekut ndërsa vendi në të cilin do të punonte, sipas Taravarit, do të ishte spitali i Gostivarit.
“Unë edhe kur emërova ministër dhe kryetar komune, ju e dini, një ditë në javë jam në klinikë, por s’ka ditë në javë që nuk jap 4-5 këshilla mjekësore nëpërmjet telefonit, kafene, rrugë. Në qoftë se ka nevojë për mjek, un mund të lë zëvendës në komunë dhe me kënaqësi do të kisha shkuar ku ka nevojë”, u shpreh Taravari./Telegrafi/