Site icon Telegrafi

Bujar Loci me mesazh emocional largohet nga Rahoveci

Klubi i basketbollit Rahoveci ka bërë të ditur tashmë se ka shkëputur marrëveshjen me Bujar Locin.

Ky i fundit ka konfirmuar largimin nga rahovecianët, ku u është drejtuar me një mesazh emocional të gjithë vreshtarëve.

Ai fillimisht ka pohuar se edhe pse vjen nga qyteti pejan, po i referohet me shumë dashuri Rahovecit si “qyteti im”.

“Edhe pse jam nga Peja, po i referohem me plot dashni Rahovecit si “qyteti im” sepse si rahovecian jam ndjerë në dy sezonet sa kam qëndruar në shërbim të qytetit të njerëzve më me kulturë dhe më puntorë në Kosovë, qytetit tim, Rahovecit”.

“Ishte rrugëtim i gjatë, i bukur dhe i paharruar për ne si qytet, tifozeri Ultras Vreshtarët dhe klub, them NE sepse ishim NJË në këtë rrugëtim historik”.

“Falënderoj gjithë tifozët “Ultras Vreshtarët”, qytetin e Rahovecit dhe publikun e mrekullueshëm, të cilët na kanë dhënë fuqinë në çdo moment dhe motiv për të shkruar historinë”.

“Falënderoj lojtarët e dy sezoneve, të cilët nderuan fanellën dhe qytetin tonë, falënderoj klubin e KB Rahovecit për bashkëpunimin këto dy sezone. Rahovec, gjithmonë do të jesh në zemrën time. Rahoveci, shpija jem e dytë”, ka pohuar Loci.

Lexo po ashtu Zyrtare: Rahoveci angazhon Neven Plantakun

Ndryshe, Rahoveci tashmë ka angazhuar ish-trajnerin e Zadarit dhe Trepçës, Neven Paltakun. /Telegrafi/

Exit mobile version