Telegrafi

Bujar Cakolli emërohet zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Bujar Cakolli, është emëruar zëvendësministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Cakolli këtë lajm e bëri të ditur në rrjetin e tij social Facebook.

Lexoni më poshtë postimin e tij të plotë:

“Sot, mora një njoftim të rëndësishëm për mua, familjen time, përkrahësit dhe Degën e PDK-së në Prishtinë, për emërimin tim si zëvendës ministër i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë. Falënderoj besimin e dhënë nga Kryetari Kadri Veseli dhe strukturat e partisë për përgjegjësinë e re, mjaftë sfiduese”, shkruan Cakolli. /Telegrafi/