Buick GNX (Grand National Eksperimentale) i vitit 1987, i cili ka përshkuar vetëm 14 km deri më tani, do të dalë në shitje në ankandin e Barrett Jackson më 19 qershor.
Kjo është kopja e 480-të.
Automjeti është në gjendje të shkëlqyeshme, natyrisht, pasi që ka kaluar vetëm 14 kilometra, shkruan Autoblog.
Vetura u krijua nga bashkëpunimi i Buick me McLaren Performance Technologies / ASC, dhe nën kapak është një motor 3.6 litërsh V6 me një karikues turbo McLaren dhe intercoolers Garrett.
Motori zyrtarisht kishte 206 kW / 276 kuaj fuqi dhe 488 Nm, por disa media shkruajnë se ai në të vërtetë kishte më shumë fuqi sesa thotë në specifikime.
Kështu, revista amerikane Road & Track shkruajti në qershor 1987 se ishte 224 kW / 300 kuaj fuqi dhe 569 Nm. /Telegrafi/