Telegrafi

Buhova: Nevojiten punësime urgjente në Inspektoratin Sanitar Shëndetësor (Video)

Inspektorati Sanitar Shëndetësor në Maqedoni përballet me mungesë të kuadrit. Në Republikën e Maqedonisë vetëm 30 nga gjithsej 70 të punësuar të këtij institucioni janë të licencuar për kryerjen e kontrolleve në terren, të cilët duhet të mbulojnë gjithë territorin e Maqedonisë.

Këtë informacion sot e publikoi drejtoresha e Inspektoratit Sanitar Shëndetësor në konferencë për shtyp, Irina Sotirova – Buhova. Sipas saj, në çdo qytet duhet të ketë së paku dy inspektorë që të mbulohet tërë vendi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Udhëheqsia e inspektoratit shprehet se nëse nuk ka punësime të reja brenda disa viteve ky inspektorat do të përbalet me shumë probleme në terren.

“Inspektorati Sanitar Shëndetësor për momentin ka 70 të punësuar, nga ata vetëm 30, janë të licencuar si inspektor shëndetësor dhe sanitarë të cilët mund të kryej kontroll të pavarur në terren. Ky është numër që duhet të mbulojnë të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë. Matematikat e fundit tregojnë se nëse nuk merren masa urgjente në vitet e ardhshme, Inspektorati sanitar shëndetësor do të ngelet me vetëm 10 inspektor”, deklaroi Irina Sotirova Buhova./Telegrafi/