Telegrafi

Bugatti zgjedhë vendlindjen për shfaqjen e modelit Divo (Foto)

Evropa përfundimisht mund të shikojë me kënaqësi, kryeveprën e fundit nga Bugatti

Kur është prezantuar Chiron, askush nuk ka mundur të besojë, se Bugatti mund të krijojë diçka që mund të jetë më e mirë se kjo, transmeton Telegrafi.

Pastaj, prodhuesi francez e prezantoi edicionin e limituar Divo në Monterey Car Week, duke bërë që skeptikët t’i hanë fjalët e tyre.

Ky është modeli më i kompletuar dhe i fuqishëm nga Bugatti, që është më shumë i fokusuar në pistë, se sa në shpejtësi të lartë. Më shumë është punuar, që t’i rritet dinamika, sistemi i pezullimit si dhe shkathtësia e mënyrës se si lëvizë nëpër kthesa.

Por, nuk ka hapësirë për brengosje, sepse vazhdon ta ketë motorin 8.0-litra W16 që prodhon 1,479 kuajfuqi. Megjithëse e kemi parë më herët, Bugatti ka zgjedhur vendlindjen për ta shfaqur zyrtarisht dhe kjo ka ndodhur në Paris Motor Show 2018.

Megjithëse Bugatti është në pronësi të Volkswagen, nuk ka mundur të shmangë rrënjët dhe nuk ka si të ndodhte ndryshe, duke u shfaqur diku tjetër në Evropë.

Shumë njerëz janë mbledhur për ta parë modelin Divo që kushton pesë milion euro dhe është pjesë e edicionit të limituar prej vetëm 40 njësive.

Pronari i ndonjërës prej këtyre makinave, ka mundësi që të përjetojnë ‘ngasje më të kënaqshme se me Chiron’, ndërsa mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 380 kilometrave në orë. /Telegrafi/