Site icon Telegrafi

Bugatti zbulon modelin e 500-të dhe të fundit Chiron

Ashtu si Veyron, edhe Chiron ka prodhuar shumë edicione speciale.

Megjithatë, gjithçka përfundon sot, sepse Bugatti sapo ka zbuluar versionin e fundit Chiron, përcjell Telegrafi.

I quajtur L’Ultime, hipervetura e fundit është emërtuar sipas shoferit Louis Chiron dhe është montuar me dorë në Molsheim.

Ngjyra e modelit thuhet të jetë frymëzuar nga automjeti i ekspozuar në Motor Show në Gjenevë në vitin 2016.

Në fakt, imazhet e publikuara së fundmi tregojnë burimin e frymëzimit për veturën e 500-të të markës luksoze.

Bëhet e ditur se L’Ultime përmban një motor V-16 me katër turbo. /Telegrafi/

Exit mobile version