Site icon Telegrafi

“Bugatti” vjen me një veturë luksoze për fëmijë – çmimi, duke filluar nga 30 mijë dollarë

Kompania e njohur për prodhimin e automjeteve luksoze “Buggati” ka prezantuar një model të veçantë, kësaj radhe për fëmijë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për veturën “Bugatti Baby II”, e cila gjithashtu mund të drejtohet edhe nga të rriturit.

Prezantimi i kësaj veture thuhet se është bërë gjatë festës së përvjetorit të 110-të të firmës.

Dhe siç bëhet e ditur, Bugatti ka vendosur të prodhojë vetëm 500 ekzemplarë të “Baby II” me çmime që fillojnë nga 33,000 dollarë.

Siç bëhet e ditur, “Bugatti Baby II” mbështetet në një motor elektrik dhe është i pajisur me dy mënyra të zgjedhjes së përdoruesit të energjisë: modaliteti për fëmijë dhe të rritur.

Përveç tjerash, një veturë e tillë thuhet se ka edhe një telekomandë për të çaktivizuar makinën nga një distancë. Makina madje vjen edhe me një orë për të matur kohën tuaj gjatë xhirove.

Por siç rezulton, për fat të keq të atyre që “nuk janë aq me fat”, “Baby II” është shitur plotësisht, dhe u deshën vetëm tre javë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=zt5Sak6wH20

Exit mobile version