Site icon Telegrafi

Bugatti Veyron shpejtoi nëpër shtigjet rurale, para se të bënte disa rrathë të shpejta (Video)

Vetëm urojmë që pronari i kësaj hiper-makine, të ketë bërë sigurimin e makinës

Nuk shohim çdo ditë Buggati Veyron, e aq më pak ku i përket edicionit të limituar Grant Sport Vitesse, transmeton Telegrafi.

Kjo makinë që kur u lansua më 2013, e kishte shpejtësinë më të lartë të lejuar për rrugë, që arrinte në 400 kilometra në orë.

Pikërisht kjo veturë, është bërë pjesë e organizimit Heveningham Concours, që zhvillohet për çdo vit në Sufolk të Anglisë, ku kreu disa lëvizje mbresëlënëse. Të pranishmit patën mundësinë e rrallë, që të shohin këtë Veyron të miliona eurove, që shpejtonte nëpër shtigjet e ngushta rurale.

Pasi të ketë lëvizur më mbi 200 kilometra në orë, shoferi i këtij Bugatti ka bërë edhe rrathë të shpejta, në një terren aspak të përshtatshëm.

Ekspertët e automobilizmit, kanë uruar që pronari ta ketë siguruar hiper-makinën, pasi Veyron nuk është e destinuar për këto terrene të vështira. /Telegrafi/

Exit mobile version