Site icon Telegrafi

Bugatti Veyron jepet me qira, për çmimin e një makine të re (Foto)

Me 25 mijë dollarë për një dite, Veyron bëhet makina më e shtrenjtë që jepet me qira në Shtetet e Bashkuara

Të gjithëve iu pëlqen të vozisin një Bugatti, por jo të gjithë kanë mundësinë të paguajnë një çmim në vlerë të shtatë shifrave, transmeton Telegrafi.

Madje, për shkak se është shumë i shtrenjtë, nuk mundësohet as të merret një super-makinë e tillë franceze me qira, së paku për një ditë.

Deri më tani, kur një kompani në Las Vegas, që mundësonin shfrytëzimin për një ditë të Bugatti Veyron, në këmbim për 25 mijë dollarëve. Çmimi i njëjtë, me të cilin mund të blihet një makinë tërësisht e re dhe shumë e dëshirueshme.

Në të njëjtën kohë, shfrytëzuesi duhet të nënshkruajë kontratë, që mbanë të gjitha përgjegjësit e kompensimit, prej gërvishtjes së lehtë në fibra  karbonit, deri te vjedhja. Që nënkupton se për ta marrë me qira një Bugatti Veyron, duhet qenë gjithsesi shumë i pasur. /Telegrafi/

Exit mobile version