Cristiano Ronaldo gjithnjë ka treguar se është një “merakli” i vërtetë i veturave.
Superylli portugez kohë më parë ja shtoi koleksionit të tij të veturave edhe një Bugatti Chiron.
Bugatti i Cristianos sipas CNN kushton hiç më pak se 3 milionë dollarë, pra është në mënyrë të padiskutueshme, vetura më e shtrenjtë.
E veçanta e Bugatti Chiron të Cristiano Ronaldos është se ka një performancë të hatashme.
Kjo veturë mund të arrijë shpejtësinë e 100 km/h për më pak se 2.5 sekonda.
Shpejtësia maksimale e kësaj veture është e pabesueshme, plot 418 km/h.
Ronaldo vërtet mund të krenohet me këtë veturë, pasi shumë pak njerëz në botë e posedojnë atë. /Telegrafi/