Kompania me bazë në Francë që është duke punuar në Chironin e ri, nuk ia ka dalë t’i ruajë sekretet.
Në fotografitë e publikuara më parë, shiheh pjesa e përparme e veturës. Meqenëse kjo është komentuar si një ‘flutur e egër’, zyrtarë të kompanisë i kanë hequr këto detaje nga vetura, transmeton Telegrafi.
Në konceptin e ri të publikuar, shihet që pjesa e përparme është ndryshuar shumë, si dhe janë eliminuar të ashtuquajturat ‘dy palë sy’ që gjenden anash grillit.
Fotografitë me dizajnin e ri, e shfaqin veturën shumë më ndryshe se pamjet e rrjedhura. /Telegrafi/