Mbështetësja e karriges së shoferit në modelit Chiron, ka bërë që kompania Bugatti të kërkojë t’i kthehen prapa të gjitha makinat e prodhuara në dy vitet e fundit.
Raportohet se mbajtëset e mbështetëseve po lakohen, duke e detyruar shoferin të ndryshojë pozicionin, transmeton Telegrafi.
Megjithëse nuk është shkaktuar ndonjë aksident, po që se ndodhë gjatë vozitjes, ka frikë se nuk mund të shmanget më e keqja.
Kompania do të kujdeset që t’i transportojë 74 makinat që janë në treg, ndërsa pjesa tjetër e edicionit prej 500 njësive, që ende nuk janë shpërndarë, nuk pritet ta kenë këtë problem. /Telegrafi/