Raportohet se Bugatti mund ta lansojë këtë super-makinë në panairin e Gjenevës, që do të kushtojë jo më pas se 18 milionë dollarë
Kanë kaluar kohët, kur Bugatti e kishte vetëm një model, pasi tani ka lansuar edhe Chiron, Chiron Sport dhe Divo, transmeton Telegrafi. Në fillim të këtij muaji, u lansua një edicion special i Chiron Sport, për të shënuar 110 vjetorin e themelimit dhe trashëgiminë franceze.
Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, thuhet se Bugatti do e lansojë një Chiron Speedster të vetëm, në Geneva Motor Show, ndërsa do të jetë diçka shumë speciale. Burimet bëjnë të ditur, se ky model do të krijohet nga 81-vjeçari Dr. Ferdinand Piëch që dikur ishte mbikëqyrës i veturave nga VW Group.
Detajet nuk janë bërë të ditura, vetëm se thuhet që do të kushtojë 18 milionë dollarë, ndërsa pritet të shihet dallimi që do ta ketë nga Chiron.
Artisti Rian Prisk, i ka sjellur disa imazhe, ku e ka ri konstruktuar këtë Bugatti, në formën e mundshme që mund ta ketë. /Telegrafi/