Testimet finale, Bugatti Divo do t’i përfundojë në nxehtësi të lartë
Kanë kaluar tetë muaj, që kur Bugatti Divo është prezantuar në Pebble Beach, transmeton Telegrafi.
Super-makinën që do të prodhohet në vetëm 40 njësi, kompania nuk e ka pasur problem t’jua shesë klientëve të saj, për çmimin astronomik prej 5.8 milionë dollarëve.
Tani që është gati për ta lansuar, Bugatti po sigurohet se Divo i ka kapacitetet e plota, andaj po e teston edhe në kushtet më ekstreme.
Në fotografitë e shpërndara së fundmi, tregohet kjo makinë duke u testuar një Kalahari të Afrikës, ku temperatura kalon mbi 40 gradë Celsius.
Megjithëse në terren të papërshtatshëm, modeli Divo është vozitur me rreth 250 kilometra në orë, për t’i testuan nëse i ka ftohësit në rregull.
Sikurse Chiron edhe Divo e ka motorin 8.0 litra W16 që prodhon 1479 kuaj fuqi, ndërsa për ta bërë më të sigurt, Buagtti ia ka reduktuar shpejtësinë prej 420 në 380 kilometra në orë. /Telegrafi/