Site icon Telegrafi

Bugatti Chiron kalon nga zero deri në 290 kilometra në orë, lëshon tingull të mahnitshëm (Video)

Entuziastët e makinave Bugatti e kanë shpërndarë një video, që e shfaqë modelin Chiron teksa niset dhe arrin brenda disa sekondave, shpejtësinë prej 290 kilometrave në orë.

Kjo nuk është bërë vetëm për të treguar shpejtësinë që ka kjo super-veturë, por për tingullin e mahnitshëm që e lëshon gjatë këtij procesi, transmeton Telegrafi.

Zhurmën e mbytur dhe të qetë, disa e kanë krahasuar me atë të fluturakeve dhe jo si të makinave të zakonshme.

Mirëpo, Chiron që kushton tre milionë dollarë, nuk është aspak i zakonshëm meqë ka 1,500 kuajfuqi që i mundësojnë të lëvizë shumë shpejtë.

Kësaj të fundit i ndihmojnë edhe mbështjellësi me fibra karboni, linjat aerodinamike dhe një numër i madh i risive teknologjike. /Telegrafi/

Exit mobile version