Është prodhuar edhe një Bugatti Centodieci, që do të thotë se ka filluar përgatitja për shitje. Nuk ka dyshim që pronari i ardhshëm, përveç se është i gatshëm të paguaj 8 milionë dollarë, çdo herë me buzëqeshje do të ulet dhe këtë veturë unike.
Bëhet fjalë për veturën ngjyrë hiri, ku para se të përfundojë në garazhin e pronarit të ri, vetura është fotografuar pranë modelit legjendar EB110 Supersport i prodhuar në vitin 1992, transmeton Telegrafi.
Tani, njëri pranë tjetrit, këto dy vetura tregojnë ngjashmëri estetike. Natyrisht, dallimi prej shumë vitesh e ka bërë të vetën, por këtu do të ishte vështirë të ndahet.
Kujtojmë që Supersport në përkthim do të thotë se është më i fuqishëm dhe më i lehtë sesa versionit GT, e modifikimet e karrocerisë ka bërë që kjo veturë të ketë aerodinamikë më të mirë.
Atë e vë në lëvizje motori 3.5 V12 quad-turbo që prodhon 612 kuaj-fuqi, dhe ka ndërruesin manual me gjashtë shpejtësi. Shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë asokohe e arrinte për 3.2 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është e kufizuar në 355 km/h.
Centodieci ofron diçka të ngjashme. Motori 8 litërsh V16 prodhon 1600 kuaj-fuqi. Shpejtësia maksimale është 380 kilometra në orë, kurse atë nga 0-100 e arrin për 2.4 sekonda. /Telegrafi/