Telegrafi

Bugati Veyron milionësh i Ronaldos bëhet copë-copë: Aksident i rëndë i makinës së yllit portugez

Makina e Cristiano Ronaldos është përfshirë në një aksident në Mallorca.

Aksidenti është duke u hetuar nga shërbimi i trafikut të policisë – por përfshiu Bugatti Veyron 2.5 milionë euro të portugezit.

Shoferi, i cili thuhet se nuk është Ronaldo, humbi kontrollin dhe rrëshqiti në një mur në Bunyola, Palma de Mallorca, ku ylli i Manchester United aktualisht është duke pushuar me familjen e tij.

Pjesa e përparme e Bugattit thuhet se është shkatërruar me hetuesit që po përpiqeshin të përcaktonin nëse ishte përfshirë një automjet tjetër.

Makina ka përplasur gjithashtu hyrjen e një shtëpie fshati, e cila është shkatërruar plotësisht.

Lexo po ashtu Ronaldo tregon fizikun muskuloz, Georgina mahnitëse me bikini – gjatë pushimeve në jahtin milionësh në Majorka, ku shkuan me aeroplan privat

Drejtuesi i veturës nuk ka pësuar lëndime dhe ka firmosur një akt aksidenti.

Ronaldo kishte Bugatti Veyronin e dashur, i cili ka një shpejtësi maksimale prej 410 km/h – dhe një Mercedes-Benz G-Class – një dhuratë nga gruaja e tij – të dërguar nga Mançesteri për pushime.

Bugatti është pjesë e koleksionit të makinave të CR7 prej 20 milionë eurosh, i cili përfshin gjithashtu Aston Martin, Bently dhe një Ferrari Monza.

Sulmuesi i United është duke shijuar një pushim luksoz në Mallorca me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët e tyre.

Lexo po ashtu Ronaldo nuk do të ribashkohet me Mourinhon te Roma

Familja po qëndron në një vilë luksoze, të izoluar nga sytë kureshtarë, që ndodhet rrëzë maleve Tramuntana.

Familja prej shtatë anëtarësh, përfshirë fëmijët Cristiano Jr, Eva, Matteo, Alana Martina dhe Bella, dy muajshe, fluturuan me avion privat javën e kaluar. /Telegrafi/