Telegrafi

Bugarin: Nuk i njohim vulat e Kosovës

Ai megjithatë theksoi se Serbia nuk mund të pranojë vulën doganore të një shteti që sipas tij nuk ekziston.

“Në vulë duhet të qëndrojë ose ‘UNMIK Kosovo’, ose ‘UNMIK 1244’, por jo Republika e Kosovës, sepse kjo për Serbinë është e paligjshme”, ka thënë Bugarin, duke shtuar se ky është qëndrimi zyrtar i Serbisë, transmeton Radio Evropa e Lirë.

“Ky problem duhet të zgjidhet në bisedimet që pritet të fillojnë”, ka thënë Bugarin. /Telegrafi/