Site icon Telegrafi

Buffon zgjedh numrin 77: Më ofruan shiritin e kapitenit dhe numrin 1, por kam ardhur të jap e jo të marr

Gianluigi Buffon është kthyer te Juvetusi vetëm një vit pasi e kaloi te PSG.

Ai sot i ka mbyllur testet mjekësore ku ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, deri më 30 qershor 2020. Buffon ka folur për kthimin e tij, duke treguar se Wojciech Szczesny ia ka ofruar numrin 1 të fanellës.

“Në ditët e fundit, Szczesny më ofroi fanellën me numrin 1, pastaj Giorgio më ofroi shiritin e kapitenit, por unë nuk u ktheva këtu për të marrë diçka, unë jam këtu për të dhënë kontributin tim në Juventus”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Buffon rikthehet te Juventusi

“Numri i fanellës është 77, në Parma më ka sjellë fat pastaj jam transferuar në Juventus”, deklaruar Buffon.

Ai ka shkruar kthimin te Juve që e ka quajtur në shtëpi.

“Po kthehem në vendin ku jam krenar që e quaj ‘shtëpi’, dhe po e bëj me frymë të pandryshuar, dashuri të pafundme dhe vendosmëri absolute”.

“Jam kthyer sepse ftesa nga një Zonjë nuk mund të refuzohet. Jam kthyer sepse kjo është shtëpia ime”, shkroi ai në Instagram.

Buffon është një nga portierët më të mëdhenj në histori të futbollit. /Telegrafi/

Exit mobile version