Telegrafi

Buffon theu rekordin, por jo super rekordet e këtyre pesë portierëve (Foto)

Futbolli italian festoi ditë më parë rekordin e Gianluigi Buffon.

Portieri i Juventusit në derbin kundër Torinos ka vendosur një rekord të ri dhe të paarritur në ligën italiane.

Ai kaloi Sebastiano Rossin që kishte rekord me 929 minuta, ndërsa Buffon arriti rekord të ri me 973 minuta.

Por janë pesë portierë të tjerë që e kanë mbajtur portën më gjatë të paprekur.

Portieri më historinë më të gjatë për portën e paprekur është Geraldo Pereira de Matos Filho i Vasco de Gamas. Ai e ruajti portën nga 18 maji 1977 deri në 7 shtator 1978, në total 1816 minuta.

Pas tij vjen belgu Dany Verlinden, me nofkën ‘Muri’. Ai ruajti portën e tij për 1.390 që është edhe rekord evropian.

Vendin e tretë në podiumi e mban Abel Resino Gomez i Atletico Madridit, i cili në vitin 1990/91 ka grumbulluar 1275 minuta.

Ne mesin e më të mirëve janë edhe Gaetan Huard i Bordeaux që në sezonin 1992/93 ka arritur 1,266 minuta.

I fundit është një tjetër brazilian, Armeggino Donizete Zetti i Palmeiras që ruajti portën 1242 minuta në vitin 1987./Telegrafi/