Portieri i Paris Saint-Germain, Gianluigi Buffon, e pranon se i vjen keq që Inter dhe Napoli janë eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Serie A do të ketë vetëm Juventusin dhe Romën në 16 më të mirat, pasi Inter dhe Napoli u eliminuan të martën.
“Më vjen keq për të dyja skuadrat”.
“Më vjen keq për shkak se Napoli kishte një paraqitje të bukur dhe ishin të parët në grupin tonë, ndërsa Interi vetëm duhej ta mposhte PSV-n”.
“Më vjen keq, sepse ndoshta do të kisha më shumë shanse të kthehesha në Itali për ndonjë ndeshje në Ligën e Kampionëve, nëse Inter dhe Napoli do të kalonin tutje”.
“Kjo për shkak se të dyja do të kishin përfunduar të dytët në grupet e tyre, ndërsa ne dolëm të parët”.
“Një hap prapa për futbollin tonë? Jo, por është zhgënjyese”, ka deklaruar Buffon. /Telegrafi/