Site icon Telegrafi

Buffon, vetëm lojtari i dytë italian që luan 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve me të njëjtin klub

Gianluigi Buffon e ka regjistruar ndeshjen e 100-të në karrierë me Juventusin në Ligën e Kampionëve, në fitoren prej 2-0 kundër Monacos.

Portieri legjendar iu bashkua Zonjës së Vjetër në vitin 2001 dhe e ka ngritur shtatë herë trofeun e Serie A, ndërsa ka luajtur në dy finale të Ligës së Kampionëve.

Dhe në përballjen e parë gjysmëfinale kundër Monacos, 39-vjeçari e bëri atë që e ka arritur vetëm një lojtar tjetër italian për të njëjtin klub.

Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Monaco 0-2 Juventus, supremacia e Zonjës vlerësohet lart

Vetëm Paolo Maldini i ka luajtur më shumë se 100 ndeshje në Ligën e Kampionëve për një skuadër, në karrierën e tij mbresëlënëse me Milanin.

Mbrojtësi legjendar ka regjistruar 106 paraqitje për Rossonerët, rekord që pritet t’ia thyejë Buffoni.

Buffon dhe Juve me shumë gjasa do të luajnë në finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, ndërsa janë në rrugë për ta fituar titullin e gjashtë radhazi në Serie A dhe luajnë në finale të Kupës së Italisë kundër Lazios. /Telegrafi/

Exit mobile version