Juventusi ka arritur ta mposhtë Monacon në dy ndeshje me rezultat të përgjithshëm 4-1.
Zonja e Vjetër kishte paraqitje të jashtëzakonshme në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ku edhe kaloi në finale.
Kapiteni i Juventusit, Gianluigi Buffon, vazhdon të mbetet lider i padiskutuar i kësaj skuadre.
Ai edhe pas ndeshjes qëndroi në fushë duke përshëndetur dhe falënderuar të gjithë tifozët që ishin në fushë duke e ndarë me ta këtë moment të bukur.
Më këtë gjest ai ka marr vlerësime pozitive dhe duartrokitje nga tifozët që e duan me çdo kusht këtë trofe.
Buffon do të provojë të fitojë për herë të parë Ligën e Kampionëve dhe këtë mundësi e ka me 3 qershor. /Telegrafi/
Buffon running to celebrate with Juve fans by himself after everyone had gone in. #legend pic.twitter.com/uka1dEwR8D
— Rik Sharma (@riksharma_) May 9, 2017