Telegrafi

Buffon: Tifoz i Juventusit që kur isha vetëm shtatë vjeç, Trapattoni më elektrizonte

Gianluigi Buffon ka thënë se ai ka qenë tifoz i Juventusit që në moshë shtatë vjeçare, duke zbuluar edhe plane rreth pensionimit të tij.

Legjenda italiane ka thënë një intervistë për Juventus TV, derisa ka zbuluar shumë gjëra rreth tij.

“Dëshiron të ju zbuloj diçka? Atë që nuk e kam thënë asnjëherë pasi nuk doja të krijoja situata të pakëndshme? Si fëmijë, në moshën shtatë vjeçare, isha tifoz i Juventusit”, ka thënë Buffon.

Gianluigi Bufon në kohën kur ishte te Parma (Foto: Grazia Neri/Getty Images/Guliver)

“Unë rashë në dashuri me Giovanni Trapattonin dhe kur ai shkoi te Interi (në vitin 1986), unë hezitova dhe u dash që të bëja tifo për Interin”.

“Më pas fillova të bëja tifozeri për Pescaran, Parman, Comon, Avellinon, Campobasson dhe në moshën 12-vjeçare, fillova të mbështesë Genona”.

Lexo po ashtu Juventusi pritet t’i vazhdojë kontratën Buffonit

“Kjo e bën më të çartë se si disa persona janë të rëndësishëm për klubin, Trapattoni më elektrizoi mua”, ka shtuar më tej ai.

Buffon më tej bëri të ditur edhe për planet e pensionimit, duke thënë se aktualisht po ndiohet mirë dhe shpreson të luajë edhe për një vit me Juventusin. /Telegrafi/