Site icon Telegrafi

Buffon: Do t’i bëj kritikët t’i hanë fjalët e tyre

Kapiteni i Juventusit dhe Italisë, Gianluigi Buffon, ka thënë se jeton për t’i bërë kritikët që t’i hanë fjalët e tyre të rënda.

Portieri legjendar është kritikuar së fundmi pas gabimeve me përfaqësuesen dhe klubin, derisa ka pasur të tillë që thonë se ka filluar të bie nga forma.

“Është argëtuese kur njerëzit duan të ta hapin funeralin dhe pastaj t’i ua dëshmon se e kanë gabim”.

Lexo po ashtu Teksa tifozët e Interit shpalosin banderola fyese për kapitenin e tyre, kjo është ajo që tifozët e Juves bënë për Buffonin ndaj Udineses (Foto)

“Unë jetoj për t’i bërë që t’i hanë fjalët e tyre të vrazhda”, ka deklaruar 38-vjeçari për Tiki Taka.

“Pensionimi? Kur të vijë koha do ta pranoj me qetësi, por tash për tash as që e mendoj”, ka thënë Gigi duke shtuar se dëshiron të jetë në Kampionatin Botëror të vitit 2018. /Telegrafi/

Exit mobile version