Gianluigi Buffon dhe Presidenti Andrea Agnelli thuhet se kanë rënë dakord të rinovojnë kontratën e portierit veteran me Juventusin deri në vitin 2021.
Gazeta italiane Tuttosport zbulon se portieri 42-vjeçar do të zgjasë qëndrimin e tij deri në vitin 2021 pasi u pajtua me presidentin në telefon javën e kaluar.
Buffon ka vendosur të nënshkruajë një marrëveshje të re në të njëjtat kushte si marrëveshja aktuale, për të zgjatur karrierën e tij me një vit tjetër dhe të luajë të paktën deri në moshën 43-vjeçare.
Tani për tani, pandemia e coronavirusit parandalon përfundimin e marrëveshjes, por raporti pretendon se Buffon do të vendos lapsin mbi letër në kontratën e re kur shansi i parë të paraqitet.
Sipas gazetës Tuttosport, ‘hipoteza për ta parë Buffonin në gol në moshën 44-vjeçare, me pak fjalë, nuk duhet të përjashtohet’ pasi ka luajtur shtatë ndeshje në Serie A këtë sezon dhe 11 në total në të gjitha garat.
42-vjeçari ka mbajtur tre herë portën e paprekur këtë sezon dhe ka pranuar nëntë gola para pushimit të detyruar në mars. /Telegrafi/