Gianluigi Buffon është dënuar me tri ndeshje moslojë, ndërsa tani pritet që të nënshkruajë me Paris Saint-Germainin.
Të martën është konfirmuar se portier është dënuar me tri ndeshje, pas fyerjeve në drejtim të gjyqtarit, Michael Oliver, në ndeshjen Real Madrid – Juventus.
Gjyqtari anglez kishte akorduar penallti në minutën e 93-të të ndeshjes.
Tani portieri 40 vjeçar pritet që t’i vë dorëzat në dot dhe të bëhet gati për sezonin e tri, pasi sipas mediave italiane ai do të bashkohet me PSG-së.
Gazzetta dello Sport shkruan se kanë mbetur vetëm detajet më të vogla dhe dënimi i marr nuk është problem për klubin francez.
Portieri pritet të fitojë 4 milionë euro në vit.
Ai do të konkurrojë me Alphonse Areola për pozitën e portierit startues në klub. /Telegrafi/