Kapiteni i kombëtares së Italisë, Gianluigi Buffon ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kualifikuese ndaj kombëtares shqiptare.
Portieri i Juventusit e ka cilësuar Shqipërinë një skuadër që e vendos në vështirësi çdo skuadër.
Sipas tij, kombëtarja e drejtuar nga Gianni De Biasi duhet të merret në konsideratë pasi janë shumë të frikshëm.
“Shqipëria gjatë kësaj periudhe ka treguar se di të vendosë në vështirësi çdo kundërshtar”, ka deklaruar fillimisht Buffon.
“Me progresin që kanë bërë ata janë skuadër që duhet të merret në konsideratë, pra janë të frikshëm dhe këtë e them i bindur pa hamendësime”, përcjell Telegrafi.
Tutje, kapiteni i kombëtares italiane dhe Juventusit ka folur edhe për ndeshjet e tij të 1000 në karrierën prej futbollisti.
“1000 ndeshje në karrierë? Është një arritje e bukur, por ju siguroj se kësaj shifre nuk do ti shtohen mijëra të tjera”, përfundoi portieri italian. /Telegrafi/