Një video virale në rrjetet sociale tregon momentin se si Gianluigi Buffon po përdorte fjalë fyese gjatë takimit Parma – Juventus, por portieri nuk është ndëshkuar nga Komisioni Disiplinor siç kishte ndodhur me Bryan Cristanten në javën e kaluar.
Gladiatori 42-vjeçar duket se po e qortonte të riun Manolo Portanova në minutat e fundit të takimit në stadiumin Ennio Tardini të shtunën.
“Unë dua të të shoh të qëndrosh atje, duke vrapuar dhe duke vuajtur”, ishin fjalët e Buffon para se të përdorte një fjalë fyese.
“Nuk më intereson asgjë tjetër,” shtoi ai.
Komisioni Disiplinor nuk e pezulloi portierin e Juventusit sepse fjala fyerse nuk ishte dëgjuar nga gjyqtari me Prokurorin Federal i cili nuk dha asnjë provë që mund të çonte në ndëshkimin e fituesit të Kupës së Botës me Italinë në vitin 2006.
Është një vendim që ka shkaktuar disa polemika në Itali pasi vetëm javën e kaluar Bryan Cristante i Romës mori një pezullim me një ndeshje për të njëjtën arsye, por në atë rast fjala fyerse u dëgjua nga gjyqtari dhe u raportua tek Prokurori Federal. /Telegrafi/