Gianluigi Buffon do të marrë një rol drejtuesi në Kombëtaren e Italisë kur të dalë në pension në fund të sezonit.
Portieri legjendar ende nuk ka konfirmuar se do t’i varë dorezat e tij në fund të sezonit aktual, por kontrata e tij me Juventusin skadon më 30 qershor të këtij viti.
Ndërsa Gigi mund të luajë ende nëse Bianconerët fitojnë Ligën e Kampionëve, javët e fundit ka pasur raportime në rritje që ai ka vendosur t’i thotë lamtumirë fushës së lojës.
Tani mediumi italian Gazzetta dello Sport është duke raportuar se, në vend që të qëndrojë me Juven, Buffon do të marrë një rol në Kombëtare e Italisë.
Gazeta pret që 40-vjeçari të bashkohet me klubin kombëtar, një strukturë e krijuar për të menaxhuar aktivitetet e Azzurrëve.
Në thelb, Buffon do të bëhet President i ekipit kombëtar.
Ka mundësi të tjera, duke përfshirë menaxhimin e ekipit ose duke punuar në konfigurimin e stërvitjeve me qëllim që të bëhet kryetrajner dhe ekipi kombëtar shihet si një rrugë më e mundshme.
Buffon tashmë thuhet se ka takuar presidentin e Juves, Andrea Agnelli dhe e ka njoftuar për vendimin e tij, i cili në të ardhmen e afërt mund të bëhet zyrtar. /Telegrafi/