Telegrafi

Buffon rinovon kontratën

 Portieri legjendar ka vendosur që të rinovojë deri në verën e vitit 2015, teksa Buffon shpreson të mbajë formën përgjatë viteve të ardhshme.

“Shpresoj të luaj sa më shumë që është e mundur dhe jam i gatshëm të bëj më të mirën. Ne kemi biseduar për një kontratë një vjecare, pro Juventusi më ofroi dy vite kontratë”, ka thënë Buffon.

Buffon ka mbi 500 paraqitje për Juventusin që prej se iu bashkua klubit nga Parma në vitin 2001 për shumën më të madhe të shpenzuar ndonjëherë për një portier – 39 milionë euro. /Telegrafi/