Telegrafi

Buffon rikthehet ndaj Cagliarit

Sipas Tuttosport, Buffon është në dispozicion të Zaccheronit dhe do të fillojë nga minuta e parë ndaj Cagiliarit në Olimpico të Torinos.

Buffon për herë të fundit luajti më 21 shkurt në fitoren 2-1 ndaj Bolognas dhe mungoi për më shumë se një muaj, duke bërë skuadrën e tij të ndjejë mungesën për shkak se Manninger dhe Chimenti dështuan të impresionojnë.

Rikthimi i Buffon vjen në momentin më të mirë për Juventusin pasi që armata Bianconere është e përfshirë në luftën për pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/