Portieri veteran , Gianluigi Buffon, raportohet se nuk po planifikon të tërhiqet nga futbolli pasi thuhet se ai është gati të zgjasë kontratën e tij me Juventusin deri në vitin 2021.
Sonte, 41-vjeçari është vendosur të barazojë rekordin e Paolo Maldinit me 647 ndeshje në Serie A.
Sipas mediumit Calciomercato.com, Buffon është gati të diskutojë për rinovimin e marrëveshjes së tij me bardhezinjtë.
Kontrata e Buffon do të skadojë në qershor të vitit 2020, por raporti thotë se Juve dëshirojnë të zgjasin karrierën e fituesit të Kupës së Botës dhe ta mbajnë atë në Allianz Stadium edhe për një sezon.
Juventus është në krye të Serie A, së bashku me Interin me pikë të barabarta dhe përballet Sampdorian sonte (e mërkurë) në ndeshjen e javës së 17-të.
Gigi ka luajtur gjashtë herë në Ligë këtë sezon dhe do të lë edhe sonte në bankë polakun Wojciech Szczesny në Marassi. /Telegrafi/